Drogë nga Shqipëria, arrestohen 24 persona në Mal të Zi, sekuestrohet 500 kg kanabis (VIDEO)

177
Sigal

24 persona janë arrestuar në Mal të Zi si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal.

Dyshohet se këta persona trafikonin sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria në Malit të Zi, dhe më pas në vendet e rajonit, e më tej në vendet e BE-së.

Policia deklaron se hetimi u krye për dhjetë muaj nga Prokuroria Speciale, si dhe me shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Gajtë operacionit u sekuestruan 500 kg kanabis, pesë automjete, një skaf, në pistoletë, një armë gjahu, një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta sim.

I njëjti grup kriminal akuzohen edhe për trafikimin e dy tonë e gjysmë marihuanë.