Dritë jeshile për paqe Rusi-Ukrainë? Negociatori: Qendrueshmëria e Kievit ka bërë Putinin…

169
Sigal

Negociatori ukrainas Mykhaylo Podolyak tha se qëndrueshmëria e vendit të tij e ka bërë Rusinë “të vlerësojë në mënyrë adekuate realitetin” se si po përparon pushtimi i saj, duke çuar, thotë ai, në një ndryshim në bisedimet midis dy vendeve.

Që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, disa raunde negociatash janë zhvilluar midis delegatëve nga Kievi dhe Moska, por ka qenë e vështirë të vlerësohet progresi deri më tani. Ja çfarë dimë nga ditët e fundit:

• Rusia nuk është serioze për paqen, tha sot këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky për Newshour të BBC-së

• Ukraina gjithashtu sot injoroi kërkesën e Rusisë për të hequr dorë nga qyteti i saj Mariupol deri në orën 05:00 me kohën e Moskës (02:00 GMT), duke thënë se premtimet ruse për të lejuar njerëzit të dalin nga rrethimi nuk mund të besohen.

• Jerusalemi mund të jetë “vendi i duhur” për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Rusisë, i tha Zelensky parlamentit izraelit me video-lidhje dje.

• Ai gjithashtu tha për CNN dje se një dështim për të negociuar fundin e pushtimit rus do të thotë “një luftë e tretë botërore”.

• Ministri i Jashtëm i Turqisë ka ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis dy palëve dhe sugjeroi dje se ata janë “afër një marrëveshjeje” , por nuk pranoi të flasë për detaje

• Bisedimet e paqes mund të jenë një “perde tymi” rus , sipas sekretares së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

• Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar SHBA-në për frenimin e Kievit për të rënë dakord me kërkesat ruse, por nuk duket se ka dhënë prova.

• Presidenti i Ukrainës Zelensky i ka kërkuar presidentit rus Putin që t’i bashkohet atij për bisedimet e paqes “pa vonesë” , duke thënë se është “i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin e gabimeve të veta”.