‘Qendërmbrojtësi më i mirë në botë’, Shakira provokon fansat e Real Madrid

215
Sigal

Një foto e publikuar nga këngëtarja, Shakira, ka ngjallur shumë polemika në rrjetet sociale, duke u quajtur si një provokim nga ana e fansave të Real Madrid.

Partnerja e Gerard Pique, Shakira, thotë se mbrojtësi katalanas është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, pas fitores 4-0 të Barcelonës në El Clasico të dielën.

Pique ka luftuar me formën e tij këtë sezon, por ka luajtur një rol kyç për të mbajtur portën e pastër për Barcelonën kundër Real Madridit në një natë speciale në “Santiago Bernabeu”.

“Gerard nuk më lë t’i them publikisht këto gjëra”, ka thënë Shakira në një postim në “Instagram”.

“Por, vetëm ai me heroizmin e tij mund të luajë kështu, duke kapërcyer çdo dëmtim apo dhimbje dhe duke dhënë gjithmonë maksimumin.

“Nuk është për shkak se ai është burri im, por ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”.

Shakira ngriti katër gishtat në postimin e saj në Instagram, duke iu referuar dopietës të Pierre-Emerick Aubameyang dhe golave të Ronald Araujo dhe Ferran Torres