Dybala refuzon ofertën e Juventus, argjentinasi “bën gati valixhet”

183
Sigal

Paulo Dybala dhe Juventus duket se janë në muajt e fundit të bashkëpunimit teksa argjentinasit i skadon kontrata në verë dhe në merkato pritet të largohet drejt një tjetër destinacioni pasi takimi mes drejtuesve të klubit dhe menaxherit të lojtarit është mbyllur pa një marrëveshje.

Sulmuesit i është ofruar një pagë prej gjashtë milionë eurosh në sezon, që së bashku me bonuset mund të mbërrijë deri në 10 milionë euro. Por, kjo ofertë nuk i shkon për shtat numrit 10 dhe me formën e treguar gjatë këtij sezoni, vështirë se Juventus mund të pranoj kushtet e Dybala, i cili nga ana e tij pretendonte 12 milionë.

Ndaj, lamtumira mes palëve duket e paevitueshme pasi diferencat ekonomike janë të mëdha ndërsa për 28-vjeçarin ka interes konkret nga ana e Inter, por edhe Atletico Madrid është një nga skuadrat që ka një pëlqim për cilësitë e Dybala.