Demarkacioni, qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Malin e Zi

596
Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin. Gjatë mbledhjes së saj me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, qeveria ka mbajtur një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në luftën për liri. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot me përulje kujtojnë të rënët për liri.
Duke u ndalur tek marrëveshja me Malin e Zi, ai tha se me këtë aneks marrëveshje janë krijuar rrethanat që e drejta e Kosovës në territor dhe janë krijuar rrethanat që Kuvendi të jetë unik në ratifikimin e demarkacionit. Haradinaj tha se Kosova po tregon zotësi qe të gjitha temat e mëdha t’i zgjedh.
Haradinaj tha se kjo zgjidhje meriton përkrahje. Qeveria me unanimitet miratoi aneks marrëveshjen e arritur mes Thaçit dhe Vujanoviçit.
Sigal