Debat i ashpër për fëmijët, Pique rrihet me grushte me vëllanë e Shakirës, ndërhyn policia

103
Sigal

Padyshim që ndarja e Gerard Pique nga Shakira ishte lajmi që bëri xhiron e rrjetit prej muajsh. Ish-ylli i Barcelonës vetëm pas ndarjes e bëri publike lidhjen me Clara Chia Marti, duke hedhur poshtë 11 vite martesë me këngëtaren e famshme.

Së fundi, thuhet se futbollisti është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Incidenti ka ndodhur në Miami, raporton programi televiziv “La Mesa Caliente”.

Pique kishte udhëtuar drejt këtij qyteti për të parë fëmijët e tij. Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri flitet se ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë. Ndërkohë, gazetari Jordi Martin i quajti të rreme lajmet se Pique dhe Tonino janë rrahur me grushte në Miami, ndaj tashmë mbetet për t’u parë se si qëndron e vërteta.