Covid-19 / Vaksinohet personi i parë në SHBA

188
Sigal

Në Nju Jork është bërë vaksina e parë jo-provë mëngjesin e ditës së sotme. Vaksina është bërë te një punonjës i kujdesit shëndetësor.

Vaksina Pfizer-BioNTech Covid-19 u bë tek infermierja e kujdesit kritik, Sandra Lindsay, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të organizuar nga guvernatori, Andrew Cuomo. Pasi bëri vaksinën, Sandra u shpreh se ndihej me shpresë.

 “Ndihem me shpresë sot, e lehtësuar. Ndihem sikur shërimi po vjen. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në vendin tonë. Dua të tu them njerëzve që vaksina është e sigurt. Jemi në një pandemi dhe kështu duhet që të gjithë ne të bëjmë pjesën tonë, për t’i dhënë fund pandemisë dhe të mos dorëzohemi kaq shpejt. Ka dritë në fund të tunelit, por ende ne duhet të vendosim maskën tonë, të mbajmë distancim social. Besoj te shkenca. Si infermiere, praktika ime drejtohet nga shkenca dhe kështu unë besoj në të. Ajo çfarë nuk besoj është se kontaktoj Covid, nuk e di se si do të ndikojë tek unë apo teka ata që unë kam qenë në kontakt. Prandaj i inkurajoj të gjithë që të bëjnë vaksinën”, tha infermierja.