Çmontohet organizata e trafikut të drogës italo-shqiptare në Bolonja, pastronin paratë në biznese të ndryshme

170
Sigal

Policia italiane ka arrestuar 17 persona, si pjesë e një operacioni të gjerë antidrogë.

Ky është operacioni i dytë i këtij lloji brenda pak ditëve, ku u çmontua mënyra se si vepronte një organizatë italo-shqiptare.

Ata siguronin drogën në Shqipëri dhe në Italinë e Jugut, e më pas, e shpërndanin gjerësisht në Bolonja e rrethinat e saj. Të arrestuarit gjatë atij operacioni, akuzohen edhe për pastrim të parave që vinin nga trafikimi i drogës. Paratë, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të mëdha e të vogla.

Kjo bëri që policia të sekuestrojë një sërë biznesesh në zonën e Bolonjës, shkruajnë mediat italiane.