Çeki: Treni i mallrave me shpejtësi ekstreme derdh ngarkesat rrugës

506
Sigal

Një tren mallrash që transportonte pluhur gëlqeror doli nga rruga në afërsi të qytetit Marianske Lazne, në Republikën Çeke.

Disa punëtorë ndërtimi ishin të pranishëm në kohën e aksidentit, por askush nuk u lëndua, shkruan CNN. Askush nuk u dëmtua por 13 vagona me pluhur gëlqeror shkuan dëm.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u kujdesën të vendosin gjithçka në rregull dhe siguruan që zona mos përbënte rrezik për pjesën tjetër të njerëzve. Dëmi që ka shkaktuar ky tren shkon në 3. 8 milionë dollarë.

Mësohet se treni po zhvendosej me një shpejtësi tre herë më të lartë se norma në momentin kur ka ndodhur aksidenti dhe tonelata pluhuri gëlqeror janë rrëzuar rreth tij.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit dhe policia është ende duke investiguar.