Tirana pa drita 2 ditë, ja në cilat zona do të shkëputet energjia elektrike

508
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë ditën e sotme një njoftim për të gjithë abonentët e Tiranës për shkëputjen e energjisë elektrike.

Shkëputja do të bëhet në datë 2 dhe 3 gusht për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Njoftim i plotë: 

Datat 2-3 GUSHT

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 2 dhe 3 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

2 gusht
09:00-16:00
rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, rruga “Don Bosko”, rruga “At Zef Pëllumbi” 

 
23:00-05:30

rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”

09:00 deri 15:00
rruga e Barrikadave, pranë Shkollës “Sami Frashëri”, zona tek Kthesa e Kamzës, rruga “Ferit Xhajko”, përballë ish Restorant Durrësit
3 gusht

09:00-16:00
rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Omer Nishani” 

 
9:00 deri 15:00
rruga “Siri Kodra”,  rruga “Reshit Petrela”, rruga “Mahmut Xhelili”