Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë nga selia e NATO-s: Zbatoni marrëveshjet!

82
Sigal

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.

Përmes një deklarate të dhënë nga selia e NATO-s, Borrell përsëriti thirrjen kundrejt Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara mes tyre.

Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi mes BE-së NATO-s në Kosovë, për situatën në veri është me rëndësi jetike dhe nënvizoi se këto dy aleanca nuk do të reshtin së punuari për paqen mes dy vendeve.