Burri gënjeu se kishte kancer, gruaja: Më vodhi vite nga jeta ime

513
Sigal

Një grua, burri i të cilës pretendonte se kishte kancer, thotë se vitet e tij duke gënjyer i vodhën një pjesë të madhe të jetës.

Lucy Witchard nga Leicester, tha se David Carroll, 35 vjeç, i tha asaj se kishte leuçemi kur u takuan në vitin 2006. Pavarësisht kësaj, ata u martuan në 2011.

Në vitin 2015, nëna e saj i dha 2 mijë dollarë për trajtim në ShBA pasi ai tha se kanceri ishte në fazën e fundit.

Carroll u dënua me burg për mashtrim në Gjykatën e Magjistraturës në Leicester javën e kaluar.

Gjatë katër viteve të martesës, Carroll kishte gënjyer edhe për kancerin e prostatës e stomakun, por më vonë e pranoi këtë.

E vërteta u zbulua kur familja filloi dyshimet kur ai po shijonte pushimet në vend që të bënte trajtimet.