FOTO/ Përmbytjet në Francë, të paktën 13 të vdekur

489
Sigal

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Aude (OD) ne jug perëndim të Francës. Autoritetet lokale njoftuan se sasia e madhe e shiut që mund të kishte rënë brenda disa muajsh, u shkarkua brenda katër orësh duke bllokuar të gjitha rrugët.

Mes viktimave ishte edhe një murgeshe, e cila u rrëmbye nga lumi i qytetit. Ndërkohë një police e cila po ndihmonte në lehtësimin e trafikut u përplas për vdekje nga një motor njoftuan mediat vendase. Alain Thirion, prefekti i Aude deklaroi se njerëzit ishin bllokuar mbi çatitë e shtëpive dhe nevojitej që të evakuoheshin nga ajri sepse përmes varkave ishte shume e rrezikshme.

Përmbytjet e kësaj të hëne janeë me të rëndat që godasin qytetin e Aude (OD) në 100 vitet e fundit. Shtatë helikopterë dhe 700 forca të shërbimit të emergjencës janë dislokuar në këtë zonë njoftoi kryeministri francez Édouard Philippe i cili bëri gjithashtu të ditur se do të vizitojë qytetin nëse e lejojnë kushtet atmosferike. Banorët e zonave më të goditura janë nxitur të qëndrojnë brenda shtëpive të sepse të gjitha rrugët janë të pakalueshme.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri