Bota do tronditet herët a vonë/ Biden mbledh aleatët kundër Kinës

236
Sigal

Është pranuar përgjithësisht në Uashington se shpresat dikur të gjalla për shfaqjen e një Kine të lirë, demokratike, të shkaktuara fillimisht nga vizita e Richard Nixon në vitin 1972, tashmë janë fundosur pa lënë gjurmë. Regjimi i Presidentit Xi Jinping përshkruhet si një “rival i përjetshëm”, “kundërshtar strategjik” ose dhe një “kërcënim i jashtëm”. BE, NATO, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët rajonalë bien gjerësisht dakord: epoka e bashkimit ka përfunduar.

Ajo që mungon është marrëveshja mbi hapin e radhës. Pika në të cilën politika e përbashkët çalon, mund të jetë gjithnjë e më e rrezikshme mes përplasjeve pothuasje të përditshme me udhëheqjen agresive dhe autoritare të Xi Jinping.

Nëse s’ka të bëjë me abuzimin e të drejtave të njeriut, sulmeve kibernetike dhe tregtisë, ka shumë më shumë se kaq: është Tajvani, vizat, spiunazhi, mosmarrëveshjet detare, kufiri Indian dhe pretendimi i marrjes së pengjeve.

Herët a vonë, do të ndodhë një shpërthim. Megjithatë zëvendësimi i marrëveshjes me konfrontim është i pamatur nëse Perëndimi nuk përgatitet të vendosë paratë, muskujt politikë dhe forcat ushtarake në punë.

Plani i Xi Jinping është të rikthejë Kinën në majat më të larta dhe është  i vendosur me hir apo pahir ta realizojë këtë gjë. Një shkallë e ngjashme e angazhimit të përbashkët perëndimor dhe unitetit mungon.

Për Mike Pompeo, sekretarin e shtetit të Donald Trump, dhe një kandidat të mundshëm republican për President në vitin 2024, sfida është vërtet ekzistenciale.

Ai tregon se një parti fanatike komuniste marksiste-leniniste është e angazhuar në një përpjekje të vazhdueshme për të zëvendësuar Amerikën si fuqinë e vërtetë më të madhe të botës dhe për të vendosur modelin e saj të qeverisjes si normë për të gjitha kombet.