Bimë kanabisi në bunkerin bërthamor

450
Policia britanike ka gjetur me mijëra bimë kanabisi, me një vlerë prej 1 milion stërlinash, në një bunker nëntokësor bërthamor, të ndërtuar në vitet 1980. Bunkeri ishte ndërtuar për të strehuar zyrtarë, qeveritarë dhe personalitete politike në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Ky bunker bërthamor i papërdorur, ku kultivohej kanabisi është më i madhi dhe më i sofistikuari, sipas detektivëve britanikë. Nuk ka ende njoftim për nacionalitetin e personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit, pasi të arrestuarit nuk kishin adresa fikse.
Sigal