Shkodër – Shqipëria dhe Mali i Zi së shpejti me doganë moderne, financim i KE

613
Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë së shpejti një doganë të re, moderne dhe në përshtatje me kërkesat që ka sot tregu.
Ajo po ndërtohet në kufirin ku ndan rruga e re për në Kelmend dhe është një projekt i Komisionit Europian, me vlerë financimi 1.4 milion euro.
Aktualisht ka përfunduar godina e administrates doganore, ndersa punohet ne objektin e inspektimit dhe dhomave frigoriferike.
Pika ekzistuese është shembur për zgjerimin e territorit, ndërsa po ndërtohet stacioni i ri policor.
Florian Shushku: “Në fund të qershorit do të dorëzojmë terminalin e doganave. në fund të këtij viti do dorëzohet pika doganore”
Sipas informacionit nga Drejtoria Rajonale e Doganave Shkodër, territori i doganes se re do të zgjerohet deri ne kapacitetin për tu sistemuar 50 kamione, ndërkohë që do të jetë e veçante si rruga hyrëse ashtu dhe ne dalje, për te mos bllokuar trafikun.
Punimet kanë diktuar edhe spostimin e piramides, ku është vija kufitare me Malin e Zi.
Për ketë qëllim, drejtuesit e Policise Kufitare Shkoder se bashku me homologet malazez, kanë nisur punen për pastrimin e zones nga shkurret dhe përcaktimin e vendit ku do të vendoset piramida.
Sigal