Masa e sigurisë – Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto lihet në burg

493
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-kreun e Drejtorisë së Burgjeve, Artur Zoto.
Ish-zyrtari i lartë i Burgjeve u arrestua tri ditë më parë pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat e ushqimit në burgjeve, për të cilin gjatë muajit korrik u arrestua zëvendësi i tij Iljaz Labi si dhe katër administrator të kompanive private.
Zoto u arrestua pak orë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë së Prokurorisë lëshoi ndaj tij masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje.
Prokuroria e Krimeve të Rënda duke u bazuar në një sërë telefonatash të përgjjuara ka ngritur dyshime për implikimin e Zotos në abuzimet që janë bërë me këtë tender.
Me arrestimin e Artur Zotos numri i personave të ndaluar për abuzime në tenderin e ushqimit në burgje shkon në 6.
Sigal