BE: Turqia ka shënuar regres në fushën e të drejtave të njeriut

431
Komisioni Evropian ka akuzuar Turqinë për dështim në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Një raport vjetor mbi perspektivat e Turqisë për anëtarësim në BE thotë se dy vitet e fundit ka pasur ngecje serioze mbi lirinë e shprehjes. Raporti po ashtu identifikon mangësitë rëndësishme në gjyqësor dhe ligjet e reja të cilat bien ndesh me standardet e BE-së.
Publikimi i raportit vjen në një kohë kur BE-ja ka nevojë për ndihmën e Turqisë në përpjekje për të kontrolluar krizën e refugjatëve. Raporti pason edhe zgjedhjet parlamentare, në të cilën Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka rifituar shumicën, pasi kishte humbur në qershor. Raporti vetë u shty për shkak se negociatat e ndjeshme mbi krizën e refugjatëve janë duke u zhvilluar me kryesor zyrtarët turq, duke përfshirë presidentin pak para votimit të 1 nëntorit.
Sigal