Sot riatdhesohen nga Gjermania 100 shqiptarë, deri më 2 tetor 550 të tjerë

462
Gjermania mbetet e palëkundur për të riatdhesuar çdo shtetas shqiptar që gjendet në shtetin gjerman për azil ekonomik.
Duke nisur nga pasditja e sotme( 23 shtator 2015) dhe deri me datën 2 tetor, plot 550 shtetas shqiptarë pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
Ambasada gjermane në vendin tonë ka bërë me dije edhe itinerarin e fluturimeve. Ndërkohë vetëm një ditë më parë u riatdhesuan 51 shqiptarë nga Franca, Gjermania dhe Belgjika.
Në datën 23.09, ora 14:55 – rreth 100 persona
Në datën 24.09, ora 15:35 – rreth 190 persona
Në datën 30.09, ora 14:10 – rreth 70 persona
Në datën 02.10 – rreth 190 persona
Sigal