BE: Lufta politike në punën e Kuvendit të Kosovës, e dëmshme

308
Bashkimi Evropian thotë se dje përsëri është parë “lufta politike në punën e Kuvendit, e dëmshme për jetën institucionale dhe për shtetasit e Kosovës”.
Mëtutje në kumtesën e mbrëmshme të BE-së, “bëhet thirrje për heqje dorë nga dhuna në çfarëdo forme dhe nga çdokush dhe për kthim të dialogut, i bazuar në parimet e qeverisë demokratike dhe opozitës demokartike, që funksionojnë brenda institucionit demokratik”.
Bashkimi Evropian konsideron se “të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, që vetëm e thellon ndarjen dhe dialogun e bënë më të vështirë.
Deklarata e BE-së përfundon me konstatimin se “qëllimet politike duhet të arrihen nëpërmjet procesit demokratik, në interes të popullit të Kosovës”./REL/