Skepticizëm nga Gjermania për vaksinën ruse anti-Covid

255
Sigal

Pretendimi i Rusisë së ka gati të parën vaksinë për mbrojtjen nga koronavirusi shihet me tepër skepticizëm nëpër botë. Teksa kjo vaksinë nuk i ka kaluar të gjitha fazat e testimit për efektet që jep pas injektimit, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi në një intervistë në radio se personave të cilëve ajo do t’u injektohet mund të mos u bëjnë më efekt vaksinat e tjera, nëse produkti rus nuk u jep rezultate.

“Mund të jetë tepër e rrezikshme të nisësh vaksinimin e miliona apo miliarda njerëzve në mënyrë të parakohshme. Nëse vaksina nuk jep efektet e duhura, kjo mund të shkatërrojë pranueshmërinë e organizmit njerëzor për vaksinat e tjera. Prandaj jam tepër skeptik për atë që po ndodh në Rusi”, tha ai.

Edhe zyrtarët e OBSH-s i kërkuan Moskës të mos nisë fushatën e vaksinimit pa pasur rezultatet e të gjitha fazave të testimit tek njerëzit. OBSH thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë të dhënë nga zyrtarët rusë për provat e kësaj vaksine tek njerëzit e rrjedhimisht nuk mund ta certifikojë për përdorim. Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të martën se vaksina ishte gati edhe pse faza e tretë e testeve tek njerëzit ka pak ditë që ka nisur. Për këtë arsye ende nuk mund të konsiderohet krejtësisht e sigurt për t’u përdorur për nisjen e fushatës së vaksinimit në muajin tetor.