Bangladesh/ Zjarr në lagjen historike të kryeqytetit, dhjetëra të vdekur

379
Sigal

Rreth 78 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu lagjen historike 400 vjeçare “Chawkbazar” në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.

Zjarri shpërtheu gjatë natës, në një ndërtesë që kishte lëndë të djegshme, të grumbulluara në katin e parë. Autoritetet prej vitit 2010 kishin ndaluar magazinimin e kimikateve në këtë zonë, por urdhri është injoruar nga subjektet tregtare, gjë që solli edhe këtë tragjedi.

Flakët përfshinë edhe një lokal, ku po zhvillohej një dasmë. Për shkak të rrugicave të ngushta ka qenë e vështirë për mjetet zjarrfikëse të ndërhynin në kohë. Veç kësaj mediat bëjnë të ditur se atyre u kanë munguar edhe rezervat me ujë.

Zjarret në Bangladesh janë të përhershme pasi ndërtesat janë të pa mirëmbajtura prej vitesh. Të dielën, flakët që shpërthyen periferinë e qytetit bregdetar “Chittagong” vranë të paktën 9 persona.