Alarm për bombë në Prishtinë, evakuohen qytetarët nga stacioni i autobusëve

215
Sigal

Drejtori ne detyre në Stacionin e Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë. Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda. Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.