Banda shqiptare sulmoi me molotov shtëpinë e 16-vjeçarit italian, goditen autorët. Ja sa vite burg kërkon prokuroria për ta

114
Sigal

Një bandë shqiptare është goditur në Itali, teksa më parë kishte sulmuar me molotov shtëpinë e një 16- vjeçari italian nga Riccione.

Adoleshenti ishtë shndërruar në objektivin e bandës shqiptare, e cila kërkonte t’i vendose gjobë dhe të paguante shuma parash për ta. Në mbrëmjen e 14 marsit  2015, një grup shqiptarësh hodhën bomba molotov në derën e përparme të shtëpisë së italianit. Pas hetimeve të shumta, pamjeve video, dhe dëshmisë së 16-vjeçarit italian u bë i mundur arrestimi i autorëve.

Ata e kishin kërcënuar të riun vazhdimisht duke e shantazhuar atë që të paguante për bandën shqiptare. I riu italian nuk ishte i vetmi që kishte rënë në shënjestrën e bandës shqiptare por si ai kishte edhe të mitur të tjerë. Pas hetimeve, prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg, shkruajnë mediat italiane. 

Ky është dënimi më i madh që Prokuroria Publike ka kërkuar për shtetasin S.P., 30-vjeçarin shqiptar që besohet se është autori i bombës me molotov.

Tetë vite janë kërkuar për 40-vjeçarin, S.F., nga Rimini. Ndërsa për dy vëllezërit 35 dhe 32 vjeç, prokuroria kërkoi dënime më të lehta, ku njëri rrezikon 5 vjet dhe tjetri 2 vjet e 8 muaj. Dënimi përfundimtar ndaj kësaj bande pritet të jepet të premten e ardhshme.