Kategoria Superiore/ Skënderbeu ndal Kukësin në Korçë, sfidën e vendosin dy penallti

134
Sigal

Barazimi i dytë radhazi për Skënder Gegën në krye të Skënderbeut. Ekipi korçar që ishte shumë në vështirësi më parë, me ardhjen e trajnerit të ri po shënon e gjithashtu po merr edhe pikë.

Sot korçarët arritën të barazonin 1-1 me Kukësin, ndaj një rivali që në shtëpi gjithmonë u kanë marrë pike dhe sot ndodhi po njësoj.

Ekipi i Longos gjeti menjëherë golin në 10’ kur Taipi shndërron në gol një penallti të akorduar nga VAR për prekje me dorë nga Sadriu.

Sfida bëhet e hapur me të dyja skuadrat që kërkojnë të shënojnë por si Rexhepi ashtu dhe Tafas treguan vlerat e tyre.

Me të nisur pjesa e dytë, Skënderbeu gjen golin e barazimit. Pëllumbi në 49’ bën një ndërhyrje amatore në zonë ndaj Pusit dhe me të drejtë vendasit marrin penallti të cilën e ekzekuton me saktësi Zguro.

Minutat në vijim janë më shumë përplasje fizike dhe me tension teksa Victor dy herë kishte mundësinë për të ndëshkuar sërish Kukësin por gaboi.

1-1 përfundon në Korçë me Skënderbeun që mbetet në fund por merr 1 pikë për moral teksa Kukësi mbetet ende në vend të tretë.