Avokati nga Kenia ofron 50 lopë për vajzën e Obamës

534
Një avokat nga Kenia i ka bërë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një oferte tepër të çuditshme. Ai i ka ofruar presidentit amerikan, Barack Obama 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi në këmbim të dorës së vajzës së shefit të Shtëpisë së Bardhë, Malia që është vetëm 16 vjeç. Gazeta keniane ”The Nairobian”, shkruan se avokati ka qenë i interesuar që nga viti 2008 për vajzën e kreut të SHBA-ve. “Jam i interesuar për këtë gjë që nga viti 2008″, tha avokati i ri, Felix Kiprono në një intervistë për këtë gazetë.
Në atë kohë, presidenti Obama po bënte fushatë për mandatin e parë në Zyrën Ovale dhe Malia ishte 10 vjeç. “Të them të vërtetën, që nga ajo kohë nuk kam dalë me asnjërën dhe premtoj të jem besnik”, thekson ai.
Felix Kiprono shpreson që Obama ta marrë vajzën e tij gjatë vizitës që do të zhvillojë korrikun e ardhshëm në Kenia, vendlindja e babait të presidentit, ndërkohë që gjyshja e tij jeton ende në Kogelo, në Kenian Perëndimore. “Njerëzit mendojnë se unë jam i interesuar për paratë e familjes Obama, por ky nuk është rasti. Dashuria ime është e sinqertë”, thotë Kiprono, i cili shton se nëse martohet më Malian, ai do të bëjë një jetë të thjeshtë me të. ”Unë do t’i mësoj asaj si të mjelë lopën, si të gatuajë ugali (qull misri), si të përgatisë mursiksio (lloj piteje) ashtu si të gjitha gratë e Kenias”, përfundon avokati i ri.
Sigal