Dritan Ylli: LSI program jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve

497
Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës zhvilluan një takim me banorët e njësisë bashkiake numër tetë në Tiranë. Në këtë takim përveç kandidatëve ishin të pranishëm edhe deputetjae LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Brunilda Paskali, Kryetari i LRI-së, z. Endrit Braimllari dhe kryetari i LSI-së për Njësisë 8, z. Dritan Ylli.
Në fjalën e tij papara banorëve të Njësisë 8 në Tiranë, Ylli theksoi se programi i LSI-së është jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, ndaj ai duhet mbështetur me votë në mënyrë që të garantohen më shumë punësime dhe shërbime për qytetarët e kryeqytetit. 
“Është një program mjaft i plotë, mjaft jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies, prandaj e meriton votën tonë. LSI-ja nuk ka ndonjë dallim në të gjitha zonat e Tiranës duke pasur parasysh edhe ndarjen e re territoriale, pra e gjithë Tirana me qendrën, e gjithë Tirana multicentrale, pra me disa qendra të saj, duke përfshirë edhe komunat që tashmë bëhen njësh, do të synojmë zhvillimin e njëtrajtshëm të gjithë Tiranës dhe sidomos për Njësinë 8 ku nuk do të ketë më dallime. Do të përpiqemi jo vetëm ta plotësojmë me të gjitha procedurat e legalizimit për çdo familje, por do ta zhvillojmë dhe ta urbanizojmë, sikurse është edhe pjesa sipër e Njësisë nr. 8, duke synuar rritjen e mirëqenies në çdo familje përmes punësimit, përmes zhvillimit të zonës, përmes investimeve publike duke synuar edhe punësimin e banorëve”, tha Ylli.
Pas takimit, kandidatët e LSI-së për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës së bashku deputeten Mehmetaj, Zv. Ministren Paskali, Kryetarin e LRI-së, Braimllari dhe kryetarin e LSI-së për Njësinë 8, z. Dritan Ylli zhvilluan edhe disa takime me drejtues të bizneseve në këtë njësi dhe me banorë të zonës informale të Njësisë bashkiake nr. 8.
Sigal