Autobusi bie nga ura në liqen, 21 nxënës të vdekur

310
Sigal

Të paktën 21 persona u konfirmuan të vdekur dhe 15 të tjerë përfunduan në spital pasi një autobus në qytetin Anshun të Kinës humbi kontrollin dhe ra nga ura në liqen, duke u fundosur. Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket autobusi, i cili shton shpejtësinë dhe më pas ndryshon korsinë para se të dalë nga ura. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim. Grupet e shpëtimit kanë bërë të ditur se kanë gjetur 38 persona, prej të cilëve 21 kishin ndërruar jetë. Pasagjerët në autobus kanë qenë nxënës të shkollës së mesme, të cilët do të kryenin provimin për t’u futur në universitet. Pika më e thellë në liqen është 15 metra, ndërsa në zonën ku ra autobusi thellësia është rreth 10 metra.