Australi, Isis merr përsipër sulmin me thikë në Melburn

379
epa07152765 A burnt out vehicle is seen on Bourke Street in Melbourne, Australia, 09 November 2018. According to early media reports, an unidentified man set a vehicle alight and stabbed two people before being shot by police in the Central Business District of Melbourne. At least one person was killed during the incident. The perpetrator was taken into custody and is reportedly in critical condition. EPA/JAMES ROSS AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT
Sigal

Ka humbur jetën në spital burri që sulmoi sot me thikë tre kalimtare në Melburne të Australisë, duke vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerët.

Burri ishte përpjekur të sulmonte edhe një polic, por ishte goditur në gjoks me armë nga policia.

Isis, nëpërmjet agjencisë të saj Amaq, ka marrë përsipër sulmin sot ne Melburn të Australisë.

Agresori, sipas agjencisë, ishte një nga ‘luftëtarët’ e Shtetit Islamik. Një dëshmitar okular kishte treguar që përpara se të vritej nga policia burri kishte thirrur ‘Allah Akbar’.

Sipas Daily Mail ai ishte një terrorist somalez, i njohur nga agjencitë e anti-terrorizmit australian në nivel shtetëror dhe kombëtar dhe kishte lidhje me grupet ekstremiste afrikano-veriore.