Thirrjet antishqiptare në Bularat, 57 grekë shpallen non grata në Shqipëri

673
Sigal

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen e djeshme në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas.

Po ashtu mësohet se 57 persona janë shpallur nën grata në Shqipëri.

Non grata janë shpallur të gjithë ata që kanë përdorur gjuhën e urrejtjes dhe kanë bërë thirrje rraciste gjatë ceremonise mortore.

“Qentë shqiptarë!” “Gjaku na thërret të djegim shqiptarët!” “Duhet të dini se këto janë tokat tona!” “Jemi në Vorio Epir këtu!” “Greqi, Greqi ti na drejton ne!”, “Vorio Epiri është Greqi!” Ishin disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëve.

Nuk munguan as ofendimet në adresë të gazetarëve shqiptarë, teksa ata raportonin duke u shprehur “Gazetarë të poshtër!

Ekstremistët shpalosën nëj flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar “Vorio Epiri është Greqi, dhe Maqedonia është Greqi!”

Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grek dhe banderola me fotografinë e 35 vjeçarit Kacifas i cili u varros me rroba ushtarake.

Thirrjet “Kacifas jeton!” Ti na drejton!” shoqëruan të gjithë ceremoninë.

Ekstremistët nuk respektuan as thirrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që u kishte kërkuar të vetëpërmbahej.