Askush nuk e priste veprimin e tij, shikoni momentin kur prokurori i drejton armën jurisë gjatë gjyqit në SHBA (VIDEO)

188
Sigal

Prokurori Thomas Binger, është në qendër të vëmendjes për shkak të veprimit të tij për të marrë armën duke ia drejtuar jurisë. Këtë veprim prokurori Binger e bëri për të sqaruar rrjedhën e ngjarjes gjatë seancës së Kyle Rittenhouse, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë një proteste në vitin 2020.

Vendimi për Rittenhouse pritet të jepet sot dhe qyteti i Kenoshas, në Uiskonsin, është në gjendje alerti për shkak se cilido qoftë ai, pritet të ketë protesta nga palët.

Pamjet e prokurorit me armë në dorë, drejtuar jurisë u komentuan si shkelje e rregullit numër 1 për sigurinë e armëve, sipas të cilit arma nuk i drejtohet askujt dhe asgjëje, qoftë e mbushur apo jo.

18-vjeçari Kyle Rittenhouse vrau 2 persona vitin e kaluar dhe plagosi një të tretë. Nëse shpallet fajtor, adoleshenti mund të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa pala mbrojtëse pretendon se qëlloi për të mbrojtur veten pasi po sulmohej.