Arrestohen dy pjesëtarë të tjerë të grupit të armatosur/ Ndodheshin në një hotel

13
Sigal

Policia e Kosovës po vijon aksionin për arrestimin e grupit të armatosur, që ka hyrë që prej orëve të para të mëngjesit të së dielës në territorin e Kosovës.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy pjesëtarëve të këtij grupi.

Ata janë kapur në një hotel në Banjskë të Zveçanit. Autoritetet kanë konfiskuar armët që dy të arrestuarit mbanin pranë tyre.

Ndërkohë, po vijon ende puna për kapjen e personave të tjerë të grupit.

Më parë, policia e Kosovës konfirmoi se kishte vrarë 3 pjesëtarë të grupit dhe kishte arrestuar gjashtë të tjerë.