Arrestohen 89 kontrabandistë të qënieve njerëzore, në Spanjë

440
89 persona, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut njerëzor janë vënë në pranga nga autoritetet spanjolle. Krerë të grupit ishin kinezë dhe pakistanezë që përdornin Spanjën si tranzit drejt Britanisë por edhe SHBA. Policia spanjolle ka arrestuar 89 persona, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që kontrabandojnë shtetas kinez në Britani, Irlandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme spnajolle, e cila specifikoi se grupi Kriminal drejtohej nga shtetas kinezë dhe pakistanezë. Ata përdornin Spanjën si pikë tranziti dhe klandestinët i strehonin në apartamente në verilindje të vendit, deri sa të arrinin të siguronin dokumentet e false të udhëtimit.
Sipas indormacioneve të lëshuara nga Ministria e Brendshme spanjolle, kontrabandistët merrnin 20 mijë euro për person, prej të cilave gjysma paguhej në fillim të udhëtimit në vendet e origjinës dhe gjysma tjetër në momentin e arritjes në destinacion. Mbi katër të arrestuar rëndojnë tre akuza si pjesmarrje në një organizatë kriminale, falsifikim dokumetesh dhe krime kundër qytetarëve të huaj, ndërsa 85 të tjetër përballen me akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe krime kundër qytetarëve të huaj. Hetimet nisën pas disa arrestimeve në aeroportet spanjolle të personave me pasaporta false qe vinin nga Koreja e Jugut , Japonia, Malajzia dhe Portugalia.
Sigal