“Anonymous” në mbështetje të myslimanëve, sulmojnë websitin e Trump

542
Portali zyrtar i “Trump Towers”, gradaçelat më të njohura që mbajnë firmën e Donald Trump në Manhatën, u bllokuan për më shumë se një orë, pasi grupi i njohur aktivist i hackerave” Anonimous” e përvetësoi websiten në shenjë proteste ndaj komenteve kundër myslimanëve të bëra nga kandidati për President i Partisë Republikane Portali të cilin Trump e përdor shpesh për të kryer fushatën e tij presidenciale doli offline menjëherë pasi “Anonymous” postoi në rrjetin social twitter se website ishte bllokuar prej tyre si një shenjë kundër racizmit dhe urrejtjes, duke shtuar se ky ishte kërcënimi i parë ndaj Donald Trump. Zëdhënësi i miliarderit të njohur amerikan ende nuk ka lëshuar asnjë komunikatë në lidhje me ngjarjen.

Ky kërcënim i “Anonymous” vjen pak ditë pasi kandidati republikan për President, propozoi ndalimin e përkoshëm të myslimanëve për të hyrë në SHBA, si përgjigje për masakrën që ndodhi javën e shkuar në San Bernardino, e cila u shkaktua nga dy myslimanë të radikalizuar. Një sondazh u kryer nga New York Times dhe CSB News nxorri si përfundim që amerikanët janë të frikësuar nga sulmet terroriste më shumë se në asnjë periudhë tjetër, që nga shembja e kullave binjake më 11 shtator të vitit 2011.
Sigal