Anëtarësimi në NATO, Suedia dhe Finlanda sigurojnë mbështetjen e Hungarisë, ja cili është shteti i vetëm që është kundër

88
Sigal

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka thënë se parlamenti i vendit të tij do të ratifikojë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Orban tha në një konferencë pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki se qeveria e tij kishte vendosur tashmë që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se parlamenti i vendit do ta vendoste këtë pikë në axhendën e tij në sesionin e tij të parë vitin e ardhshëm.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.