Kokaina e fshehur në thasë në Portin e Tivarit, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

74
Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.
Sigal

Sipas “Vijesti”, policët malazezë kanë zbuluar kokainën e fshehur në thasë me dhe në korrik, pasi dërgesa ka mbërritur në portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, në operacion janë arrestuar disa persona, por nuk dihen ende detaje lidhur me identitetin dhe shtetësinë e tyre.

E ndërkohë që deri më tani po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë, pranë Tiranës. Por lidhur me aksionin ende nuk ka asnjë njoftim nga Policia shqiptare, ndërsa mediat malazeze kanë nxjerrë vetëm informacionin fillestar, pa e shoqëruar me shumë detaje.