Gjurmë në histori, ja lojtarët më të rinj që kanë shënuar në Kupat e Botës

44
Sigal

Kupa e Botës sheh gjithmonë lojtarë të rinj që fusin vetën në librat e historisë së futbollit. I fundit ishte Gavi që me 18 vjet e sheh vetën në mesin e disa emrave të mëdhenj. Por ku renditet ai në mesin e shënuesve më të rinj në histori të Kupave të Botës?

5-Nicolae Kovacs

Rumani – 18 vjet e 197 ditë

Në Kupën e Botës që ishte e para e zhvilluara në vitin 1930, Kovacs shënoi golin e tij të vetën në atë event, ndërsa këtë e bëri ndaj Perusë.

Shoku i tij i skuadrës, Constantin Stanciu që ishte i ri po ashtu shënoi, duke u bërë dy të rinj që shënojnë në një ndeshje.

4- Michael Owen

Angli – 18 vjet e 190 ditë

Lojtari i Liverpooli në atë kohë ishte i vetmi nga të rinjtë që kishte shënuar për Anglinë, derisa e bëri Jude Bellingham ndaj Iranit.

Owen shënoi kundër Rumanisë në vitin 1998 dhe mbante vendin e tretë në listë.

3-Gavi

Spanjë – 18 vjet e 110 ditë

Ai ia zuri vendin Owenit në këtë renditje me golin e shënuar për Spanjën në fitoren 7-0 ndaj Kosta Rikës.

Gavi është tashmë lojtari më ri  në histori të Spanjës që ka shënuar në Kampionatet Botërore.

2- Manuel Rosas

Meksikë – 18 vjet e 93 ditë

Rosas mban një rekord interesant, pasi ka shënuar auto golin e parë dhe penalltinë e parë në Kupën e Botës të vitit 1930. Ai shënoi kundër Argjentinës, për tu bërë lojtari më i mirë në atë kohë, shkruan Telegraf.

1-Pele

Brazil – 17 vjet e 239 ditë

Kush tjetër përveç ikonës së Brazilit? Lojtari i vetëm që ka shënuar nën moshën 18 vjet në një Kupë Bote. Goli i parë i Peles erdhi në ndeshjen ndaj Uellsit në Kupën e Botës të vitit 1958. Ai shënoi edhe pesë herë të tjerë për ta dërguar Brazilin drejt triumfit.

Emri i tij u shkrua me shkronja të arta në atë botëror, por edhe në të tjerët në vazhdim.