Sigal

Lacio ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Udinezen. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytë, skuadra e Inzagit gjeti 2 herë rrjetën me Acerbin dhe Korrean.

Mbrojtësi i Udinezes, Nuitink rihapi takimin me një gol mjaft të bukur. Holandezi Strakoshën me roveshatë i ndihmuar edhe nga devijimi i lehtë i Badelj. Vendasit provuan të barazonin takimin, por pa arritur.

Me triumfin e sotëm, Lacio u ngjit në kuotën e 15 pikëve, me 3 pikë më pak se Juventusi i vendit të dytë që do të luaj ndaj Bolonjës.