Ukraina dhe Rusia bëjnë sërish shkëmbim të robërve të luftës

111
Sigal

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sërish robërit e luftës gjatë ditës së sotme.

Sipas asaj që raporton CNN ukraina dhe Rusia kanë bërë shkëmbimin e 100 robërve të luftës, nga 50 për secilën palë.

“Më 24 nëntor, si rezultat i procesit të negociatave, 50 ushtarakë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit, të cilët ishin në rrezik vdekjeprurës në robëri. Ushtarët do të dërgohen në Moskë për trajtim dhe do t’u sigurohet “ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

Sipas zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrii Yermak, dy oficerë ishin në mesin e 50 ushtarëve të kthyer që u kapën në betejat në Mariupol, Azovstal, termocentralin e Çernobilit dhe ishullin e gjarpërinjve.

“Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e të gjithë njerëzve tanë nga robëria. I jam mirënjohës për punën e Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. Ne do t’i kthejmë të gjithë”, tha ai në një deklaratë.

Gjatë dy ditëve të fundit, 86 anëtarë të shërbimit ukrainas janë kthyer dhe gjithsej 1,269 persona janë liruar gjatë pushtimit rus, shtoi ai.