Ambasada: S’ka azil ekonomik në Gjermani, do paguani vetë edhe lekët e kthimit

437
Këtë javë në vendin tonë do të mbërrijnë nga Gjermania dy avionë charter me azilkërkues shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Gjermanisë në Tiranë. Dy avionët do të mbërrijnë në Shqipëri ditën e mërkurë dhe të enjte.

1. Të mërkurën, më 12.08.2015, ora 15.50 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me një numër prej 70 shqiptarësh të dëbuar.
2. Të enjten, më 13.08.2015, ora 13:00 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë një tjetër avion charter me një numër prej 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht.

Më tej në njoftimin e ambasadës Gjermane bëhet e qartë se nuk ka azil ekonomik dhe ata që janë do të kthehen, ndërsa shpenzimet për kthim do të bëhen nga vetë azilkërkuesit. “Në Gjermani nuk ka azil ekonomik! Ndërkohë aplikimet për azil nga Shqipëria do të përpunohen më shpejt. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë azilkërkuesit. Ato janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Sigal