Ulen pagat për administratorët dhe u rriten punonjësve të Bashkisë

506
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do t’i propozojë këshillit bashkiak strukturën e re të pagave si dhe të punonjësve. Në zbatim të ndarjes së re të territorit, në projektvendimin e Bashkisë, është hequr termi kryetar i minibashkisë, duke e zëvendësuar me administrator.
Tashmë Veliaj ka miratuar dhe emrat e 24 administratorëve që do të garantojnë shërbimet për banorët e zonave. Por ajo që të bie në sy në vendimin që do t’i propozohet këshillit bashkiak, është propozimi për uljen e rrogës për administratorët në krahasim me ish- kryetarët e minibashkive apo komunave. Kështu nga 115 mijë lekë që merrte më parë një kryetar minibashkie, tashmë një administrator do të marrë 92 mijë lekë. Ndërkohë që vihet re se administratorëve do t’u hiqen dhe një sërë të drejtash.
Sigal