Aksidenti tmerron dëshmitarët, makina ‘futet’ brenda në pub

Disa foto tregojnë aksidentin e ndodhur ku një makinë u përplas në mënyrë ballore me një pub në Liverpool, Angli.

Makina tip Opel Corsa gjithashtu goditi një shtyllë drite dhe një makinë tjetër.

Sigal

Më pas me shpejtësi kaloi rugën dhe u përplas në pubin ‘Wetherspoons’ thojnë dëshmitarët e tmerruar.

Fatmirsisht, të gjithë këmbësorët dhe darkuesit në tavolinat pranë dritares nuk u dëmtuan.

Ambulancat, policia dhe zjarrëfikëset erdhën me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Njerëzit që ndodheshin aty rrotull gjithashtu raportuan se shoferi i makinës nuk ishte në gjendje të mirë.

Makina pësoi dëmtime të mëdha, gjithashtu dhe vitrina e pubit, i cili është i mbyllur për një ditë që t’i hapë rrugë mbylljes së hetimeve.