Shkup/ Gjendet e vdekur në apartament aktorja e njohur

500
Sigal

Është gjetur e pajetë sot në një apartament në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, aktorja e njohur Biljana Beliçanec-Aleksiç, e cila ka edhe një të kaluar në politikë si ish-kryetarje e komunës së Kisella Vodës

Lajmi është bërë publik sot nga mediat vendase, të cilat gjithsesi nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për shkaqet.

Po ashtu lajmi është konfirmuar për mediat edhe nga Ministria e Brendshme, e cila është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin, ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës, dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.