Aksident tragjik në Britani! Vdes 14-vjeçarja pas përmbysjes së autobusit të shkollës

36
Sigal

Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën sot në Britani kur autobusi i shkollës me të cilin po udhëtonte, goditi një ndarës dhe u përmbys në autostradën M53 në Merseyside, në Anglinë veriperëndimore.

Nga aksidenti i tmerrshëm trafiku mbeti i vdekur edhe drejtuesi i autobusit, ndërsa 50 studentë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e zonës.

Prej tyre, 13 janë ende të shtruar në spital, nga të cilët 2 fëmijë janë në gjendje të rëndë.

Në autobus ishin nxënës të dy shkollave.

Në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra autoambulanca dhe rruga është bllokuar për orë të tëra.