Ambasada e Ukrainës u bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Legjionit të huaj në luftime

198
Sigal

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me legjionin e huaj të krijuar për të luftuar kundër rusëve.

Në një njoftim në faqen e ambasadës në Facebook, thuhet “Vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dërgoni një në e-mail në adresën e mëposhtme: [email protected]”.

Legjioni u krijua pas nisjes së pushtimit rus dhe thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të huajt që dëshironin t’i bashkohen luftës së vendit të tij për t’u mbrojtur.

Danimarka u bë shteti i parë europian që deklaroi se do të lejojë të shtetasit e saj të luftojnë në Ukrainë, ndërsa në mediat ndërkombëtare ka raportime për grupime të ndryshme, kryesisht ish-ushtarakësh, që kanë vendosur të ndihmojnë Ukrainën në këtë luftë.