Aksident tragjik në Brazil me 25 viktima dhe 5 të lënduar

27
Sigal

Të paktën 25 njerëz u vranë në një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni në shtetin e Bahia, në verilindje të Brazilit, thanë sot zyrtarë të shtetit.

“Zjarrfikësit ushtarakë u mobilizuan pasi morën informacione për një aksident trafiku, i cili rezultoi me 25 jetë të humbura dhe ndodhi në autostradën BR 324, afër qytetit të Gaviao”, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi rreth 250 kilometra nga Salvadori , kryeqyteti i shtetit Bahia.

Gjithashtu u plagosën 5 persona në aksident, i cili ndodhi gjatë në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas mediave braziliane.

Trupat e viktimave u janë dorëzuar organeve kompetente për identifikim.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Sipas pamjeve të publikuara nga shtypi vendas, kabina e kamionit, i cili mbante mango, është shpërfytyruar plotësisht nga përplasja.

Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie dhe po përgatit një “vigjilje” për viktimat.