Aksident i rëndë në Prishtinë/ Autobusi përplaset me makinën, 1 viktimë dhe 14 të plagosur

30
Sigal

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë që udhëtonin në një autobus janë plagosur në një aksident në Prishtinë.

Raportohet se rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident të ndodhur në fshatin Keqekollë.

Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës për mediat në Prishtinë.