Aksident i rëndë në Itali, humb jetën gruaja shqiptare

311
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Modena, Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Modenas dhe viktimë ka mbetur 47-vjeçaraja Violeta Caka. Siç shkruajnë mediat italiane, gruaja ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj. Ajo kishte humbur kontrollin e mjetit dhe kishte dalë në korsinë tjetër. Në këtë moment, makina është goditur nga një mjet ‘Fiat Punto’, duke e lënë shqiptaren të plagosur rëndë. Ajo ka humbur jetën pak orë më vonë. Sipas medieve italiane, gruaja ishte e martua dhe nënë e 3 fëmijëve.