Bylykbashi: Këshilli Politik e ka bërë punën e tij, reforma zgjedhore të bëhet me konsensus

69

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i ftuar në një studio televizive deklaroi se Këshilli e bëri punën e tij, duke shtuar se “Zgjedhorja” u dërgua në parlament e se do të votohet së shpejti. Ai shtoi se reforma duhet të bëhet me konsensus. Këshilli Politik e ka bërë punën e tij, U dërgua në Kuvend e do të votohet. Reforma Zgjedhore bëhet me konsensus.  Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e BE, por Bundestagu kërkon që Zgjedhorja të bëhet me konsensus. Kjo sepse zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin. Këshilli Politik e bëri detyrën e tij. Janë edhe disa ndryshime të tjera, që janë të SPAK, sepse kanë të bëjnë me shitje-blerje të votës. Ka ndryshime edhe për dëshmitarët e drejtësisë. Ne duam depolitizim të administratës. Ne duam të adresojmë kështu problemin e shitjes dhe blerjes së votave. Në mes të korrikut, kodi duhet të jetë i miratuar. Urojëm mos të ketë dështim të marrëveshjes, ne nuk do ta lejonim. Duhet siguruar edhe vota e emigrantëve”, tha Bylykbashi.