Aksident i katërfishtë në autostradën e Milanos, raportohet për disa të vde.kur dhe të plagosur

108
Sigal

Një aksident tragjik është shënuar në Itali, si pasojë e të cilit dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjera janë plagosur. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën A4 të Milanos, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas. Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë.

Në vendin e ngjarjes po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.